Shkup, 22 mars – Zyra e Avokatit të Popullit me shqetësimin më të madh e ka pranuar informatën se prokurorja Suzana Kusigerska ka kërkuar rikualifikimin e aktakuzës në rastin e Almirit. Ombudsmani Ixhet Memeti, në një prononcim për gazetën KOHA, sqaron se nga janari i këtij viti, me kërkesë të palës mbrojtëse, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, e ka përcjellë nga afër procesin gjyqësor kundër të akuzuarit Boban Iliq. “Nga hetimet paraprake të realizuara në rastin e Almirit, të cilat zyra e Avokati të Populli i kemi ndjekur me vëmendje, është konstatuar se bëhet fjalë për një hetim joprofesional, me lëshime procedurale, të cilat mundet rëndë ta lëndojnë drejtësinë”, ka thënë ombusdmani, sipas të cilit, edhe Trupi gjykues me “non shallansë” i ka refuzuar provat dhe dëshmitë e palës mbrojtëse. “Në seancën e fundit, prokurorja e lëndës për Almirin ka kërkuar rikualifikimin e aktakuzës, nga ‘vrasje me paramendim’, në veprën penale ‘aksident me pasoja vdekje’, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, ka shënuar se si prokurorja me shpejtësi dhe duke… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)