Në një bisedë të shkurtër për InfraRed të gazetës KOHA, këngëtari i ri Kushtrim Sadiku flet mbi projektin e fundit si dhe planet që ka në muzikë duke nisur kështu një rrugë të gjatë në karrierën muzikore
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Jeni i ri në moshë, sa këngë deri më tani ke lançuar?
Jam i ri në moshë, mirëpo jam rritur me dëshirën e madhe për të qenë këngëtarë i suksesshëm.
KOHA: Të gjitha projektet deri më tani i ke realizuar me videoklipe, ku i gjen financat dhe investimet?
Kam lançuar disa projekte deri më tani dhe jam shumë me fat që këto këngë janë pritur mirë nga publiku, sigurisht që për të punuar duhet investuar dhe unë jam me fat që familja më ka përkrahur në gjitha angazhimet e mia, kështu që ato janë burim i financave për mua dhe karrierën time.
KOHA: Kënga e fundit është pëlqyer shumë?
Klikimet për ne artistët janë sukses, më lumturon pafund suksesi i këtij projekti.
KOHA: Ke nisur punimet për ndonjë këngë të re?
Po, punojmë intenzivisht në studio, po vjen një projekt shumë i mirë. Ju premtoj që do jetë projekti më mirë i realizuar nga unë deri më tani dhe do jetë bashkëpunim. Menaxhmenti dhe producentët me të cilët bashkëpunoj kanë vendosur që të ngrisin lartë emrin tim në industrinë muzikore shqiptare.