Ndonëse i ri talentin po e shfrytëzon në maksimum. Kushtrim Dobra, këngëtari nga Kosova që jeton në Zvicër vjen në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA mbi karrierën e tij, vështirësitë dhe ngjitjen në majat e muzikës i vetëm e pa ndihmën e askujt, madje ai thekson se për një duet i kanë kërkuar 15 mijë euro, kurse sot ai po bën miliona klikime reale pa ndihmën e askujt por vetëm me mbështetjen e publikut
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ti deri më tani nuk ke pasur ndihmë dhe përkrahje nga kolegët e skenës, ndërsa shumica tregohen fals në këtë drejtim?
Ndihmë nuk kam dashur prej askujt, por vetëm të mos më bëjnë keq, fatkeqësisht shumica mundohen të më shtypin kur je i ri në skenë sigurisht.
KOHA: E ke pasur të vështirë?
Tepër vështirë e kam pasur të vij deri këtu ku jam sot, falënderoj fansat që kanë besuar tek unë.
KOHA: Në një kërkim mbi projektet tua shohim miliona klikime, janë reale apo të ka zënë edhe ty virusi i blerjes së klikimeve?
Nga ana ime nuk është blerë as 1 klikim, secila këngë që e këndoj publiku e këndon bashkë me mua, kjo është hit jo 20 milion klikime që unë ende si kam.
KOHA: Ke realizuar duete me emra të njohur deri më tani, nëse jo cilin do kishe zgjedhur?
Ermal Fejzullahun.
KOHA: Je përfolur mbi lajm ku një kolegët i yti kishte kërkuar mijëra euro për duet, na e sqaro pak më shumë këtë punë si qëndron?
Shumë e vërtetë që një koleg i imi ka kërkuar 15 mijë euro për një bashkëpunim, kënga ‘Të dua’ që ka bërë miliona klikime ka qenë të bëhet pikërisht me atë person, për fat të mirë e kam bë vet.
KOHA: Po ti si këngëtarë tashmë i dëshmuar, sa ju ndihmon emrave të rinj në muzikë?
Mundohem në maksimum me mundësitë e mia, e di sa vështirë është në fillim të karrierës.
KOHA: Cilat janë planet dhe projektet që po bën gati tash pas sezonit të dimrit, cilat janë synimet në karrierë?
Shumë shpejtë do të publikohen edhe 3-4 projekte të reja, një baladë është punuar nga Wirusi e që besoj se ka me qenë një hit i vërtetë.
KOHA: Sa projekte numëron deri më sot?
14 projekte deri më tani.
KOHA: Kush është Kushtrimi dhe si kanë qenë hapat në muzikë?
Kushtrim Dobra një djalë i ri nga Kosova, i cili jeton në Zvicër që një kohë të gjatë, hapat e parë kanë qenë që në moshën e adoleshencës, muzikën e kam dashur gjithmonë por profesional ka që 3 vite që jam ngjitur në skenë.
KOHA: Duke qenë se këndon vetëm ‘live’ cilat janë përparësitë në këtë drejtim?
Përparësia më e madhe është se nuk kam frikë të dal para publikut se muzikën e ndjej dhe e bëj vetëm live.
KOHA: Pajtohesh me faktin se performancat ‘playback’ të emrave të njohur paguhen më shumë se këngëtarët ‘live’?
Paguhen shumë më shumë por nuk ju shkon gjatë, sepse sezona e tyre është 2-3 vjet, po ne live jemi të përjetshëm.
KOHA: Paguhesh mirë për punën që bën, apo këngëtarët e muzikës ‘live’ mbulojnë defektet e atyre të ‘playback-ut’?
Unë në një koncert kur performoj mundohem të kënaqë publikun që kanë ardhur për mua dhe të kalojmë mirë, për artistët tjerë nuk më intereson aspak për muzikën që bëjnë.