Viteve të fundit është një nga emrat më të kërkuar nëpër mbrëmje muzikore dhe ahengje familjare, Kushtrim Ahmeti dhe bendi i tij Allegro Band po fillojnë këtë vit me shumë projekte e këto i zbulon vet vokalisti përmes një interviste për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Po performon gjithmonë live, po si e ndien këtë obligim apo privilegj?
Kuptohet është privilegj dhe obligim që një këngëtarë i kompletuar të këndojë live para publikut për arsye se kanë ardhur ato të dëgjojnë këngët tua.
KOHA: Cilat janë të rejat që je duke bërë gati për këtë vit si befasi për fansat?
Jemi duke punuar për projekte të reja e që për momentin do jetë befasi megjithatë për këtë vit do ketë plot projekte.
KOHA: Këndoni edhe nëpër dasma e ahengje familjare?
E vërtetë që këndoj edhe në ahengje familjare dhe mbrëmje të ndryshme nëpër lokale ku preferohet muzika live po kuptohet se dallon pasi nuk është e njëjtë në dasma e shoh veten më mirë edhe pse përgjegjësia është më e madhe, pasi ajo bëhet një herë në jetë.
KOHA: Po ku e shihni veten më mirë?
Muzika është pjesë e jetës time përndryshe për të gjithë ata që nuk e dinë unë kam studiuar kanto e si një këngëtarë profesionist mendoj se gjithmonë do kem mbështetjen e publikut, kuptohet duke ju dhuruar muzikë të mirë e kualitative dhe të mirëfilltë shqipe.
KOHA: A këndon edhe tallava?
Jo nuk këndoj tallava edhe pse nuk kam asgjë kundër për këtë lloj muzike, por nuk është në traditat tona shqiptare.
KOHA: Repertori që e kultivon më së shumti?
Repertori im të cilin e luajmë bashkë me bendin tim Allegro Band është muzika e lehtë qytetare pra 100% e mirëfilltë.
KOHA: Si nis një ditë e jotja dhe si mbaron një 24 orësh?
Varet si jam me angazhimet muzikore pasi kryesisht është si e secilit njeri normal.
KOHA: Po sa vite i ke bë në skenë dhe sa projekte numëron?
Në skenë i kemi bë tetë vite bashkë me bendin tim, numërojmë tre projekte e shumë angazhime muzikore si dhe shumë mbrëmje të ndryshme me performancat tona live.
KOHA: Po Kushtrimi jashtë skenës, për ata që nuk kanë dëgjuar për ju?
Do e përshkruaj veten me tre fjalë dhe pse mendoj se të tjerët është më mirë të flasin për mua, shumë i thjeshtë, social, me shoqëri mundohem të jem i drejtë po tash se di si më shohin të tjerët.