Është e rëndësishme se me miratimin e metodologjisë së re për zgjerimin, të përcaktohet datë për fillimin e negociatave, tha zëvendëskryeministri për Eurointegrime Bujar Osmani duke e komentuar non-pejperin të cilin Franca e publikoi me të cilin propozohet qasje e re në metodologjinë negociuese për zgjerimin e BE-së.
“Është e rëndësishme që Këshilli Evropian gjatë miratimit të kësaj metodologjie ta miratojë fillimin e negociatave. Kjo është shumë me rëndësi që të ndiqet. Nëse ekziston diskonseksion mes metodologjisë dhe fillimit të negociatave, kjo na qon drejtë një rruge të paqartë. Fakti që konfirmohet anëtarësimi i plotfuqishëm si rrugë e vetme, fakti që procesi ka filluar dhe se janë të kapshme fonde strukturuese, kjo është diçka e re dhe pozitive për vendin”, theksoi Osmani për televizionin Alsat – M, transmeton KOHA.
Ndryshimi eventual i qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm, sipas Osmanit, nuk guxon të ndikojë dhe të sjellë deri te devijimi nga kjo rrugë ose që ta ngadalësojë tempon e reformave.
Zëvendëskryeministri Osmani nuk precizon se cilat pika nga metodologjia e sapo propozuar do të mund të kishin ndikim negativ ndaj procesit të eurointegrimeve, por shton se ka shumë paqartësi në këtë dokument, prandaj Qeveria ka kërkuar që të përfshihet në përgatitjen e saj. Edhe pse, Osmani vlerëson se institucionet evropiane kanë pak kohë që ta zbatojnë këtë metodologji, shpreson se kjo do të arrihet në afatet të cilat janë përcaktuar në non-pejperin.
Non-pejperi vjen një muaj pas mosdhënies së datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Samitin e tetorit të BE-së në Bruksel. Me dokumentin Franca, kërkon “qasje rinovuese” në metodologjinë negociuese për zgjerimin e BE-së, i cili do të duhej të bazohej në katër parime:përcjellje graduale, kushte më të rrepta, përfitim më konkret dhe kthyeshmëri. Non-pejperi është në fazën e shqyrtimit dhe për të duhet të deklarohen të gjitha vendet anëtare, ndërsa Parisi kërkon që vendimi për metodologjinë e re të sillet deri në janar të vitit 2020.