Kushtet e reja nga “Blej shtëpi, blej banesë”, stimulojnë shitjen e banesave

Shkup, 21 gusht – Oda ndërtimore e Maqedonisë e mbështet projektin “Blej shtëpi, blej banesë” nga fillimi i promovimit të tij dhe konsideron se me kushtet e reja në mënyrë shtesë do të ndikojë në stimulimin e shitjes së banesave të reja për të rinjtë. Në mënyrë shtesë mbështetet rritja e sektorit ndërtimor në pjesën e ndërtimit të lartë përmes ndërtimit të njësive të reja banesore, mbajtje e punësimeve aktuale dhe gjenerim të punësimeve të reja dhe me këtë do të ndikojë ndaj rritjes së tërë ekonomisë.

Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi kryetari i Odës ndërtimore të Maqedonisë, Ivica Jaqimovski. Theksoi se nga ky projekt dobi do të kenë edhe kompanitë përmes rritjes së shitjes së banesave të ndërtuara me cilësi të lartë dhe energjetike, të rinjtë, siç tha, me kushte shumë të volitshme do të mund të vijnë deri në banesë të re, si dhe pushteti lokal dhe qendror.

Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi informoi se janë inkuadruar drejt përmirësimit të modeleve për “Blej shtëpi, blej banesë”.

“Analizat treguan se për shkak të procedurës më të thjeshtë, të rinjtë më shumë janë të interesuar për të blerë banesë, sesa ata që nuk kanë kapital fillestar ose tokë. Me qëllim që t’u sigurojmë mbështetjen e nevojshme, krijuam model të ri ‘Bli banesë për të rinjtë’. Në pajtim me kushtet e reja të përmirësuara, të rinjtë deri në 35 vjet nga shteti do të marrin deri në 70 për qind subvencione, do të thotë se rritet pjesëmarrja e subvencionit, të ratës dhe subvencionit të pjesëmarrjes”, ka thënë Elezi në Lidhjen e odave ekonomike të Maqedonisë.

Duke e theksuar shembullin ajo tha se nëse kredia është në vlerë prej 50 mijë eurove, qytetarët nga subvencioni i ratës do të marrin rreth 11.900 euro, ndërsa nëse është subvencion i pjesëmarrjes do të marrin 8.750 euro . Elezi potencoi se shkalla e interesit për subvencionimin e kredisë banesore janë një ndër më të ulëtat që ofrohen për momentin.

Elezi theksoi se qytetarët në mënyrë shtesë mund të aplikojnë edhe për subvencionimin e kredisë banesore me shkallë të ulëta të interesit. Shkalla e interesit për modelin “subvencion i ratës” për tre vitet e para është ulur nga 3,9 për qind fillestare në 2,9 për qind, për vitin e tretë dhe të katërt 3,9 për qind, Është ulur edhe shkalla e interesit për modelin “subvencion i pjesëmarrjes”. Ajo arrin katër për qind për tërë kohëzgjatjen e pagesës së kredisë.

Ajo informoi se qytetarët që kanë mbi 35 vjet, duan të ndërtojnë ose të blejnë shtëpi, do të marrin subvencione prej 80 për qind nga rata mujore në pesë vitet e para ose 80 për qind nga pjesëmarrja.

Ajo tha se kanë marrë siguri nga Oda ndërtimore se kanë banesa dhe po ndërtohen, me çmim deri në 900 euro për metër katror me TVSH të përfshirë.

Ministria e Financave ka përgatitur doracak për projektin “Blej shtëpi, blej banesë”, i cili është vendosur në ueb faqen e Ministrisë. Për tre muaj jo të plota pasi kanë hyrë në fuqi kushtet e reja, interesi tek qytetarët është i madh.