Paramendojeni një punë ku ju zgjoheni çdo ditë në orën 07:30 dhe shpenzoni 12 orët e ardhshme në një punë duke kryer vetëm një veprim të vetëm e duke ngrënë ushqim brenda orarit e vendit të punës. Gjatë natës, iu duhet të flini në një dhomë të përbashkët me disa persona. Kjo është rutina me të cilën u përball studenti Dejian Zeng gjatë punës së tij në fabrikën e iPhonëve në Kinë, shkruan Business Insider. Para një publiku në Universitetin e New Yorkut, Zeng tregon se si kishte punuar në këtë fabrikë kineze për montimin e iPhonit në Shangai. Ai thotë se në fabrikë kushtet nuk ishin të mira pasi higjiena mungonte, dhe se në dhomat e gjumit flinin nga tetë persona së bashku. Madje, punëtorët duhet të paguanin edhe për ushqimin gjatë orarit të punës, dhe atë vetëm në një restorant brenda fabrikës. Zeng u pagua 400 dollarë në muaj për punën e bërë, edhe pse Apple është kompania më e pasur në botë dhe ka mbi 150 miliardë dollarë para të gatshme pa e llogaritur kapitalin.
Kushte të tmerrshme në fabrikën e Apple në Kinë (FOTO)
Leave a comment