Nëpunësit e policisë në vendkalimin kufitar “Xhepishtë – Trebishtë” në kufirin Maqedoni-Shqipëri punojnë në kushte substandarde, theksoi sot në Ohër kryetari i sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev Tonev. Tonev në deklaratën para mediave të dhënë para Komandës së policisë kufitare – perëndim theksoi se policët kufitarë detyrimet punuese i kryejnë në kontejner me dy hapësira të improvizuara, të cilat nuk janë të ndërlidhura as në sistemin për furnizim me energji elektrike as në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas tij, numri më i madh i nëpunësve të policisë që punojnë në këtë vendkalim janë nga Kërçova dhe Makedonski Brod, të cilët deri te vendi i tyre të punës udhëtojnë nga rreth 150 kilometra në një drejtim, ndërsa disa prej tyre nuk ka transport të organizuar. Vendkalimi i përbashkët kufitar “Xhepishtë – Trebishtë” është hapur më 17 maj të vitit 2013, konform marrëveshjes të Qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.