Mike Ashley është pajtuar që t’ia shesë Newcastle Unitedin kushëririt të pronarit të Manchester Cityt, Sheik Mansour për 350 milionë funte, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. E përditshmja angleze “The Sun” shkruan se është arritur marrëveshja mes Ashleyt dhe miliarderit arab, Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan. Ai është anëtar i familjes mbretërore të Abu Dabit dhe vitin e kaluar dështoi që ta blejë Liverpoolin për 2 miliardë funte.
Tifozët e Newcastlet janë të dëshpëruar për suksese, derisa nuk kanë fituar ndonjë trofe të madh që prej Kupës Fairs në vitin 1969.
Ashley nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me tifozët, që gjithmonë kanë qenë të acaruar me të për shkak të mos gatishmërisë së tij për të bërë transferime.