Robotët akuzohen shpesh se po u vjedhin punën njerëzve. Por deri më sot këtë frikë nuk e kishin stripstistet e lokaleve të natës. Dy robotë me taka të larta do të performojnë në tub javën tjetër në SC Club në Nantes, për përvjetorin e pestë të lokalit.
Robotët janë projektuar nga artisti Giles Walker, i cili ka veshur trupin e tyre metalik me pjesë nga manekinë plastikë. Pronari i lokalit, Laurent Roues e di që ky nuk është një sektor i njohur për robotët, por e quajti një lloj homazhi për ta. Robotët nuk do të zëvendësojnë striptistet e lokalit, por do të kërcejnë përkrah tyre. “Na duhet diçka njerëzore, e ngrohtë, me kontakt fizik dhe kjo po i vendos me të vërtetë bashkë të kundërtat”, tha Roues.
Ndërsa një nga striptistet, Lexi,u shpreh se robotët nuk do ta ndryshojnë sektorin e tyre dhe as do t’i zëvendësojnë.
“Kjo nuk është një punë vulgare, por artistike. Është diçka e bukur dhe robotët nuk do ta ndryshojnë atë”, shpjegoi ajo. Por kjo nuk është hera e parë që striptistet robotë janë ngjitur në skenë, pasi janë shfaqur në vitin 2018 në Sapphire Gentleman’s Club.