Hagë, 23 janar – Kryeministri holandez Mark Rute deklaroi se ai që nuk do të integrohet duhet të largohet nga Holanda. “Duhet aktivisht t’i mbrojmë vlerat tona nga njerëzit që nuk dëshirojnë të integrohen”, thekson Rute në mesazhin e publikuar në disa gazeta nacionale, në përpjekje që zgjedhësit t’i largojë nga ndikimi i politikanit holandez dhe kundërshtar i imigracionit Gert Vilders. Më 15 mars në Holandë do të mbahen zgjedhjet parlamentare.