Shkup, 3 prill – Ministria e Ekonomisë e ka publikuar shpalljen për shfrytëzim të pushimit për punëtorët me të ardhura të ulëta. Vërtetimi është në vlerë prej 15.000 denarëve, ndërsa mund ta shfrytëzojnë familje, të ardhurat e të cilëve nuk tejkalojnë 22 denarë.
“Qëllimi i këtyre projekteve është që t’u mundësohet personave me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushim vjetor dhe në të njëjtën kohë t’u ndihmohet qendrave turistike në rritje të vëllimit të punës jashtë sezonit turistik”, theksohet në thirrjen publike.
Një person mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për paraqitje të interesit për shfrytëzim të mjeteve për pushim të organizuar. Vërtetimi jepet sipas parimit “vjen i pari, shërbehesh i pari”, ndërsa mund të shfrytëzohet më së voni deri më 30 nëntor të vitit 2018 në objektet hotelierike nga të paraqiturit për akomodim.