Kush ka qen në shtëpi është 78% më i rrezikuar të infektohet me COVID-19. Ky është rezultati i një studimi të bërë në Spanjë. Studiuesit spanjollë u përpoqën të gjenin sjellje karakteristike tek njerëzit për të përllogaritur sa mundësi kishin për t’u infektuar. Dhe rezultoi se sjellja e ushqimeve në shtëpi si dhe shëtitja e qenit rriste rrezikun për t’u infektuar.
Kjo pasi qeni mund ta transmetonte virusin pasi prekte sipërfaqe të kontaminuara dhe nuk kujdeset për higjienën njësoj si njeriu. Për këtë studim u mbikëqyrën më shumë se 2000 njerëz, ku 41% e tyre ishin moshë mesatare nga 40-54 vjeç. Në fund rezultoi se 98% e tyre ishin infektuar, duke kryer vetëm marrjen e ushqimeve në shtëpi dhe shëtitje me qenin.