Shumë tifozë futbolli që përtojnë të lexojnë artikuj të ndryshëm të medieve ndërkombëtare, apo të bëjnë kërkime në Internet, mendojnë se Manchester City nuk ka histori të madhe në futbollin ndërkombëtar. Periskopi, përcjell gazeta Koha, do të përgatis një varg artikujsh për klubin ku luan edhe Aro Muriq, portieri 2 metra i gjatë i Kombëtares së Kosovës që shastisi tifozët e Kosovës me mbajtjen e topit pranë golit.
Por, kësaj here do t’iu rrëfejmë për ish nazistin Bert Trautmann që ishte bërë legjendë e klubit dhe madje ka edhe statujë në skuadër. Bernhard Carl Trautmann ishte portier i Cityt për një periudhë pesëmbëdhjetë vjeçare. Ai i bëri 508 ndeshje për ‘qytetarët’, duke qenë një ndër më të mirët në mbarë Evropën. Në fushë ai njihej si portier me karakter të fortë, që mbronte pavarësisht rrethanave. Madje njëherë, me qafë të këputur dhe kur ishte prag vdekjes.
Fillimisht, Trautman kishte shkaktuar pakënaqësi të madhe te City pasi ai kishte nënshkruar për ta. Si një nazist që kishte qenë pjesë e Wehrmachtit, e e cila ushtri kishte shkaktuar aq shumë viktima e aq shumë dhimbje në vend, ata e shihnin këtë si një fyerje për vendin. Shumë njerëz kishin kërcënuar me bojkot dhe shumë letra kishin ardhur në drejtim të klubit duke e protestuar vendimin. Por, kapiteni i klubit Eric Westwood, një veteran i Normandisë, kishte bërë një paraqitje publike dhe e kishte mirëpritur ardhjen e ish-nazistit: “Nuk ka luftë në dhoma të zhveshjes”. Kur Trautmann nisi të paraqitej për klubin, protestat u heshtën shkaku i talentit të madh të tij.
Por, më 1950, disa muaj pas ardhjes së tij në klub, Trautmann bëri vizitën e parë në Londër, në një ndeshje kundër ekipit të Fulhamit. Ishte muaji janar. Kjo ndeshje mori vëmendje të madhe mediale. Dëmet e mëdha që i ishin shkaktuar nga Luftwaffe, forcave ajrore të cilave ai iu përkiste, bënë që ai të ishte target i një urrejtjeje të madhe nga turma, që i bërtistnin si “nazist”. Në fund të ndeshjes, shkaku i një paraqitjeje fantastike të tij, turma ishte bërë bashkë dhe e kishte duartrokitur.
Fama e Trautmannit ishte bërë e madhe në mbarë Evropën. Schalke 04 në Gjermani i kishte ofruar 1 mijë Funte për t’i marrë shërbimet e tij. Por City kishte refuzuar. Trautmanni u paraqit në 545 ndeshje për Cityn, edhe pse e nisi në moshën 26 vjeçare. Ai kishte marrë edhe një ndeshje testimonale, për t’i dhënë lavdinë e ku kishin luajtur yje si Bobby Charlton dhe Denis Law. Ai kishte qenë futbollisti i vitit në vend më 1956, dhe ishte futur në Hall of Fame të Anglisë dhe Gjermanisë. Me Cityn e kishte fituar Kupën FA.
Trautmanni kishte qenë aq popullor sepse më 1941, në kohën e kulmit të luftës së Dytë Botërore, i ishte bashkuar Luftwaffes [forcave ajrore të Nazistëve] si ushtar parashutist. Së pari ai kishte shërbyer në Poloninë e Okupuar.
Më pas, ai kishte shkuar edhe në Kiev të Ukrainës, dhe më 1944 kishte mbetur ndër të paktët ushtarë që mbijetuan. Ai ishte kthyer në shtëpinë e tij në Bremen, në kohën kur ushtarët gjermanë që nuk kishin një dokument të lejes vriteshin menjëherë si dezertorë, kështu që Trautmanni po provonte t’i ikte të dyja palëve. Sidoqoftë, dy ditë më vonë ai ishte kapur nga dy ushtarë amerikanë. Pasi vendosën se Trautmanni nuk kishte ndonjë informacion të vlefshëm për t’iu dhënë, e kishin lëshuar. Kur u largua ai kishte kërcyer në një gardh, për t’u ndodhur para këmbëve të një ushtari britanik, që e kishte përshëndetur me fjalët “Tung Fritz, a dëshirën një filxhan çaj?” Por, ai nuk kishte dashur të ikte më.
Ishte burgosur e interroguar nga forcat britanike në Belgjikë. Në fillim ai kishte luajtur si mesfushor defanziv, por ishte lënduar keq dhe e kishte zëvendësuar portierin, për të luajtur më pas në atë pozitë duke u bërë legjendë.