Të njohura si oxhaqëritë shqiptare, në Perandorinë Osmane kishte një sërë familjesh të pasura, që paraqitnin një lloj aristokracie.
Të tilla ishin familjet Vlora, Toptani, Vrioni, Begolli etj., anëtarët e të cilave mbanin pozita drejtuese në Perandorinë Osmane dhe përgjithësisht martoheshin vetëm mes tyre.
Të përshkruara deri në detaje nga politikani dhe intelektuali Eqrem Bej Vlora në kujtimet e tij, historia e tyre është përfolur në emisionin CODEX të KTV-së, nga ligjëruesi i të drejtës ndërkombtare Enver Hasani.