Apokalipsi do të transmetohet në televizion dhe ai do të paraqitet nga një grua koreane. Ri Chun-Hee është fytyra më e shquar në Televizionin Qendror të Koresë së Veriut, duke u shfaqur pothuajse çdo herë kur vendi do të ndërmarrë një hap drejt përmbushjes së ambicieve të veta bërthamore. “Testi i një bombë hidrogjeni, projektuar për t’u montuar në raketën tonë balistike interkontinentale, ishte një sukses i përsosur”, tha Ri këtë fundjavë, tejsa u ‘trondit’ me entuziazëm në raportimin e shpërthimit bërthamor më të fuqishëm të Koresë së Veriut.
“Ishte një hap shumë domethënës në kompletimin e programit kombëtar të armëve bërthamore”, shtoi ajo. 74-vjeçarja njihet si “transmetuesi i popullit” dhe vishet në vijimësi me një veshje rozë të ndritshme. Zëri i saj i zjarrtë flet për regjimin në një vend ku lideri Kim Jong-un rrallë u adresohet njerëzve të tij drejtpërdrejt. Por kush është “zonja rozë” e Koresë së Veriut? Ri u lind në vitin 1943 në një familje të varfër në Tongchong në atë që tani është Koreja e Jugut juglindore dhe studioi artin e performancës në Universitetin e Teatrit.
Ajo u bashkua me KCTV në vitin 1971 dhe u bë prezantuesja kryesore e lajmeve vetëm tri vite më vonë. Për dekada, ajo ka shmangur uljen në pozitë dhe i mbijetoi spastrimeve politike, grackat e zakonshme për çdo punë në Korenë e Veriut – që i dha fund karrierës së shumë prej kolegëve të saj. Zëri i saj melodramatik thuhet se fitoi admirimin e liderit aktual Kim Jong-un. Ajo rrallë largohet nga stili i saj luftarak, megjithëse ajo qau live kur paralajmëroi vdekjen e udhëheqësit të parë të Koresë së Veriut Kim Il-sung dhe kalimin pasues të djalit dhe pasardhësit të tij Kim Jong-il.
Megjithëse ajo u pensionua zyrtarisht në vitin 2012, Ri ka bërë rikthime të herëpashershme për njoftime të rëndësishme ushtarake dhe tani kalon shumicën e kohës duke trajnuar gjeneratën e ardhshme të prezantuesve. Në një profil të rrallë në vitin 2009, revista shtetërore Chosun Monthly raportoi se ajo bën një jetë luksoze në Phenian me bashkëshortin e saj, fëmijët dhe nipërit e mbesat. “Zëri i saj u rrit me një apel, kështu që sa herë që do të fliste në lajme, shikuesit do të preknin,” shkruan revista. “Kur Ri njoftoi raporte dhe deklarata, armiqtë do të dridheshin nga frika”, thuhet gjithashtu.