Një shkrimtare shqiptare po tëreq vëmendjen e emigrantëve në New Jersey të Amerikës ku ka publikuar 5 romane thriller. Sabije Dervishi njihet për stilin e saj të veçantë ku gërsheton bukur ngjarjet e njëpasnjëshme.
Shkrimtarja shqiptare po kërkon me ngulm që të hyjë në botën e artit letrar në Amerikë duke u përpjekur që të shkruajë në gjuhën angleze, shkruan shqiptarja.
Sabija ka shkruar shumë edhe në shqip, duke folur për atdheun, njeriun dhe jetën e duke nxjerrë vlera të shqiptarit në pah si besa.
Ajo ka lindur në fshatin Livadhi pranë Strugës, më pas është zhvendosur në Prishtinë ku ka kryer gjimnazin. Gjatë kësaj kohe ajo ka parë krimet e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Më pas në fund të viteve 1990 ajo është detyruar të emigrojë në SHBA.Në romanet e saj horror të titulluar “I live in Hell”, Mysterious Secret” (After Death) etj. ngërthejnë ngjarje që përshkohen nga frika, tmerri, ankthi, vdekja, vrasjet, misteret, me elemente supernatyrore.
Mund të themi që Sabija është e para shkrimtare shqiptare që publikon romane të këtij stili.