Kush është politikani shqiptar me 6 super “Mercedes” në pronësi

343

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publik në Kosovë në vitin 2020.

Natyrisht, vëmendja e gjithsecilit shkon tek deklarimi i Behgjet Pacollit, ish-ministrit të Punëve të Jashtme që konsiderohet si njëri ndër personat më të pasur në trojet shqiptare.

Në AKK ai ka deklaruar gjashtë makina të tipit “Mercedes” të vlera të ndryshme, por gjithsesi super-luksoze.

Dy nga makinat e kësaj marke kapin shifrën e 200 mijë eurosh, një 50 mijë, një 45 mijë, një 38 mijë dhe një 30 mijë.

Të gjitha këto makina janë të deklaruara në emër të Pacollit dhe burimi i pasurisë është deklaruar se ka ardhur nga jashtë Kosovës.

Përveç kësaj, si çdo vit tjetër Pacolli ka deklaruar edhe avionin e tij privat, i cili kap vlerën e 9 milionë e 900 mijë eurove.

Kush është politikani shqiptar me 6 super “Mercedes”

Comments are closed.