I dërguari i Estonisë në takimin e Eurogrupit këtë javë ka disa pikëpamje radikale mbi racën më shumë se për financën. Ai dëshiron ta mbajë vendin e tij racialisht të pastër dhe bën gjeste të përdorura nga supremacistët e bardhë. Njeriu i ri i ngarkuar për portofolin kombëtar të Estonisë, Martin Helme, do të marrë vendin e tij për herë të parë në zemër të politikës së zakonshme të kontinentit në takimin e Eurogrupit në Bruksel më 16 maj. Ai është anëtar i EKRE-it kundër emigrantëve që siguroi disa nga pozicionet kryesore të vendit të Baltikut pasi fitoi një mbështetje me rreth 18% në zgjedhjet e marsit.
E vendosur në kufirin lindor të Bashkimit Evropian me Rusinë, Estonia është triumfi i fundit për një grup në rritje të populistëve anti-emigrues nga Roma në Helsinki. Të udhëhequr nga zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, ata po kërkojnë të bëjnë të fitojnë sa më shumë vota për parlamentin evropian këtë muaj.
Helme, 43 vjeç, mori betimin e tij në prill dhe e shënoi rastin duke bërë një shenjë të dorës sikurse supremacistët e bardhë, e përdorur gjithashtu nga kryerësi i sulmeve terroriste të Zelandës së Re këtë vit. Ashtu si babai i tij, kryetari i EKRE Mart Helme, ai dëshiron një Estoni të lirë nga të gjitha kombësitë e tjera. Në Mars, ai loboi një këndvështrim rreth mënyrës se si të vendosej se kush duhet të jetonte në vendin e tij, duke thënë se “nëse ai është i zi, kthejeni atë mbrapsht”.