Ai do të ngelet një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ai është një fenomen nuk do të përsëritet më. Çdo kush që e ka parë duke luajtur futboll është dashuruar me lojën, triblimet dhe golat e tij. Më se çdo kush tjetër fëmijët janë ata që e admironin dhe ëndërronin të bëheshin si ai. Një lojtar i Southampton, Abel Hernandez, ka bëtë tatuazh në këmbën e tij të djathtë fenomenin brazilian, Luis Nazario Da Lima Ronaldo. Ai thotë se e ka dashuruar që fëmijë lojën e Ronaldos dhe ka pasur si qëllim të bëhej si ai prandaj vendosi të bëj këtë tatuazh. Abel Hernandez ka bërë tatuazh fytyrën e Ronaldos, kur ai ishte në kulmin e karrierës së tij.