Pas vdekjes së trashëgimtares së L’oreal Liliane Bettencourt, një tjetër grua e re pretendon për titullin. Pas vdekjes së Bettencourt, ishte e paqartë se kush do ta pasonte atë. Ka spekulime se mund të jetë trashëgimtarja e Waltmart, Alice Walton, vlera neto e së cilës është $ 37.7 miliardë. Por sipas Bloomberg, vajza e vetme e Bettencourt tani është zyrtarisht gruaja më e pasur në botë. Francezja Benttencourt Meyers ka një vlerë neto prej $ 42 miliardë. Trashëgimtarja 64 vjeçare i është shmangur qendrës së vëmendjes. Dhe nuk bën blerje të çastit. Ajo luan në piano me orë të tëra dhe ka shkruar një studim të Biblës prej pesë vëllimesh dhe një gjenealogji të Perëndive Greke. Njerëzit e saj të afërt thonë se ajo jeton brenda kufijve të familjes së saj. Bettencourt Meyers njihet më së shumti për shkak se ajo ngriti padi kundër nënës së saj për të mbrojtur të ardhmen e L’oreal pasi kuptoi se e ëma po i dhuronte miliona fotografit francez Marie Banier.