Christian Heldt para pak ditësh është larguar nga Kosova pasi që ka përfunduar mandatin e tij të Ambasadorit gjerman në Prishtinë.
Heldt është larguar tejet i emocionuar nga Kosova me kujtimet më të mira, derisa ka thënë se do të kthehet këtu privatisht për të takuar miqtë e tij, meqë si pasojë e pandemisë s’ka mundur as t’i përshëndes.
E në njoftimin për largim, Heldt ka treguar se, Joern Rohde, do të jetë diplomati gjerman që do të udhëheq Ambasadën gjermane për mandatin e ardhshëm.