Policia e Berlinit ka shpërndarë një video, ku një i ri akoma i paidentifikuar godet me shkelëm një vajzë në shkallët e metrosë në Berlin. Në video e shpërndarë, të titulluar “Kush e njeh këtë person”, policia gjermane kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që goditi me këmbë vajzën teksa po zbriste shkallët e metrosë. Vajza është dërguar në spital me lëndime të mëdha në fytyrë dhe pjesë të trupit. Për më shumë, shiheni kriminelin që godet vajzën me shkelëm në shpinë: