Për më shumë se gjysmë shekulli, të gjithë fëmijët e botës i kanë në qejf lëpirëset dhe njëra prej kompanive më të njohura në botë që i prodhon ato është “Chupa Chups”. Ideja për të vënë një karamele në shkop ishte e Erik Barnet një biznismen spanjoll. Ai doli me idenë për të krijuar një lloj të ri të karameleve pasi pa një grua me fëmijën e saj të zemëruar të cilit i ishin ngjitur gishtat nga karamelet!, transmeton gazetametro.net. Por, gjëja më interesante është se themeluesi i kësaj kompanie, Barnet, vendosi që logon e “Chupa Chups’it” ta dizajnonte piktori me famë botërore Salvador Dali!