Shkup, 7 shtator – Zgjidhja e çështjes për emrin është mundlësi e madhe për dinamikën e Maqedonisë dhe tërë rajonit. E përshëndes kompromisin e arritur dhe u bëj thirrje qytetarëve të marrin pjesë në referendumin e ardhshëm dhe të votojnë “për” marrëveshjen dhe “për” perspektivën evropiane të Maqedonisë, theksoi kancelari austriak, Sebastian Kurz në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.
“Ai është vendim i çdo individi dhe me të vërtetë nuk është e imja ta bëj vendimin për ndonjë tjetër, por si mik i Maqedonisë dhe si vend anëtar aktiv i BE-së ne do të llogarisim se do të ishte shumë pozitive nëse ka pjesëmarrje të madhe dhe epilog pozitiv në referendum”, deklaroi Kurz, vendi i të cilit është kryesuese aktuale me BE-në.
Kurc tha se Austria është mike e Maqedonisë dhe dëshiron të kenë të ardhme të përbashkët.
“Bashkimi Evropian nuk do të jetë e plotë pa Maqedoninë dhe vendet e rajonit”, shtoi Kurz.
Në pyetjen e gazetarëve se cila është porosia e tij për VMRO-DPMNE-në opozitare me të me të cilën janë parti simotra në EPP, Kurc tha se porosia është tërësisht e njejtë si edhe për qytetarët – me rëndësi është Maqedonia dhe shtetet ballkanike të kenë perspektivë evropiane dhe ta shfrytëzojnë, ndërkaq pjesë e asaj është edhe zgjidhja e çështjes për emrin.
Kryeministri Zaev theksoi se vizita e Kurcit është porosi e fuqishme dhe nxitje për ne në prag të referendumit në të cilin qytetarët do ta zgjedhin të ardhmen, do ta japin votën e tyre për miratimin e marrëveshjes me Greqinë me të cilën garantohet vendi i Maqedonisë në BE.
I pyetur çka do të ndodhë nëse marrëvesdhja nuk kalon në Greqi, Zaev tha se pret që të dy vendet ta prëfundojnë pjesën e tyre të punës dhe ajo të ratifikohet në Parlamentin grek, ndërsa procesi të përfundohet tërësisht. Kjo është mirë edhe për Maqedoninë, edhe për Greqinë, për rajonin dhe për BE-në, theksoi Zaev.