Athinë, 2 maj – Mendoj se mënyra me të cilën qeveria, kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme po e zhvillojnë çështjen në çfarëdo lloj mënyre e garanton interesin e vendit, konsideron ministri i Detarisë i Greqisë, Panajotis Kurublis.
Duke folur për televizionin grek Skaj, në pyetjen se nëse dakordohet me termin Maqedonia në emrin e vendit tonë, Kurublis thotë se bëhet fjalë për emër të përbërë.
“Mendoj se nuk jepet emri Maqedonia, por është emër i përbërë dhe mund t’ju them se për herë të parë në negociata hyjnë edhe çështjet për irredentizmin”, thotë ministri grek.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, Kurublis konsideron se Greqia duhet t’i mbyllë çështjet me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ndërsa sapo të mbyllen “Greqia do të jetë forcë rajonale e Ballkanit”.