Kurti-Zaev: Ballkani Perëndimor t’i bashkohet luftës kundër ndryshimit klimatik

44

Angazhimi i Qeverisë është të vendos politikat e energjetikës në një bazë të qëndrueshme, afatgjate të bazuar në energji të pastër dhe të gjelbër, që do të mundësojë rritje ekonomike, një mjedis të shëndetshëm dhe vende të reja pune. Këtë e tha kryeministri Zoran Zaev në Forumin e parë socio-ekologjik në Shkup.

“Ne jemi vend i diellit. Të gjithë e dinë këtë. Fatkeqësisht, në të kaluarën nuk është përdorur siç duhet, por tani, në katër vitet e fundit, një numër i madh i objekteve janë në ndërtim e sipër. Siç thashë, me primet/premiumet realizojmë projekte me vlerë 30 milionë euro. Termocentrale fotovoltaike, gjithsej 62 megavat. Në Oslomej, në vendin e minierës së vjetër të qymyrit, ne realizojmë 110 megavat fotovoltaikë, 10 megavat vetëm si shtet dhe dy herë nga 50 megavat përmes partneritetit privat-publik, vlera e përgjithshme është 67 milion euro”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se lufta kundër ndryshimeve klimatike është e rëndësishme për ne dhe për brezat e ardhshëm, por edhe për mbijetesën e planetit Tokë. Ai tha se ndotja duhet të reduktohet në mënyrë drastike. Kosova aktualisht energjinë elektrike e siguron nga qymyri, me burime të kufizuara të erës dhe hidroenergjisë.

“Në këtë rast do të na duhet të bëjmë një tranzicion të dyfishtë. Këtë javë sapo kemi bëërë dhe përfunduar gjashtë muaj qeverisje, dhe për shkak të kësaj, ne jemi duke kryer një studim fizibiliteti, se si të ecim përpara në mënyrën më të mirë për veten dhe rajonin”, pohoi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Në forum u diskutua për një të ardhme të pastër dhe të gjelbër, për Ballkanin Perëndimor. Udhëheqësit politikë rajonal dhe evropian, si dhe organizatat joqeveritare shkëmbyen pikëpamje dhe përvoja mbi këtë. Diskutuesit ranë dakord të veprojnë shpejt në lidhje me ndryshimet klimatike.