Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka takuar sot deputetët e pakicave jo serbe të Kuvendit të Kosovës. Takimi është zhvilluar në qytetin e Prizrenit.
Në takim po marrin pjesë edhe dy anëtarët e VV-së, Xhelal Sveqla dhe Mytaher Haskuka.
Kurti është parë në disponim derisa po zhvillonte bisedë me disa nga deputetët e pakicave jo serbe të Kuvendit.
Para disa ditëve ishte raportuar në media se disa depuetet të pakicave jo serbe të Kuvendi të Kosovës do t’i bashkohen grupit parlamentar të LDK’së, ndoshta kjo mund të jetë arsyeja e këtij takimi.