Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të përfundojë njëjtë si ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, me atë që Thaçi nuk do të kërkojë azil në Hungari, por në Rusi, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
Dke aluduar në takimin e Thaçit me presidentin rus Vlladimir Putin në Paris, në ceremoninë me rastin e 100 vjetorit nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore, Kurti tha se Thaçi me veprimet e veta në planin ndërkombëtar shkon pas hapave të Gruevskit.
“Para dy viteve e gjysëm pa veta, ndoshta askush, nuk besonte se do të fitojë Donald Tramp ose se do të ndodh Bregziti. Po ashtu, para vetëm një viti e gjysëm askujt nuk i binte ndërmend se ish kryeministri i Maqedonisë do të kërkojë azil në Hungari. Pas këtyre hapave shkon edhe Thaçi – drejt azilit në Rusi. Ne nuk mund ta ndalim rrugën e tij, por mund ta ndalim ta marrë Kosovën me vete. Kosova nuk mund të futet në valixhe, asnjëherë dhe nga askush”, deklaroi Kurti në konferencë për shtyp në Prishtinë.
Lideri i VV-së u bëri thirrje Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës, të cilët së bashku me ish partinë e Thaçit, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) e përbëjnë koalicionin në pushtet PAN, të mos jenë pjesë e ekipit për negociata me Serbinë “që ta lënë Thaçin vet në qëllimet e veta për ndarjen e Kosovës”.