Prishtinë, 18 shkurt – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ZiadinSela.
me këtë rast, siç thuhet në njoftimin e ASH-së, kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“Takimi është mbajtur në një atmosferë mjaft vëllazërore me ç’rast, Sela e ka uruar kryeministrin Kurti për detyrën e marrë dhe i ka uruar suksese në misionin e tij të shenjtë për të bërë ndryshimin e shumëpritur në shoqërinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.