Kurti: Shqiptarëve në Maqedoni t’iu zgjerohen edhe mundësitë drejt mirëqenies

7

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe përfaqësues tjerë të partisë.

Sipas një njoftimi nga VV, përfaqësuesit e kësaj partie, kanë kërkuar nga qeveria e re të jetë më aktive për problemet dhe hallet e shqiptarëve në Maqedoni.

Kasami ia uroi Kurtit fitoren në zgjedhjet e fundit duke shprehë bindjen që ky vullnet për ndryshim ka dhënë sinjale pozitive në rajon e sidomos te shqiptarët në Maqedoni të Veriut, raporton KOHA.

Ai shprehu dëshirën që qeveria e re të formohet sa më parë dhe kryeministri i ri ta ketë një sy më aktiv për problemet dhe hallet e shqiptarëve në Maqedoni.

Kurti i falënderoi për urimin dhe i njoftoi ata për prioritetet e qeverisë së re që lidhen me zhvillimin ekonomik që krijon vende të reja pune, politikat që zbusin varfërinë dhe pabarazinë në shoqëri si dhe sjellin drejtësinë në vend.

Kurti po ashtu foli edhe për shqiptarët në Maqedoni dhe domosdoshmërinë që atyre përveç se t’iu respektohen të drejtat dhe liritë t’iu zgjerohen edhe mundësitë drejt progresit dhe mirëqenies. Në fund, palët u dakorduam ta shtojnë komunikimin. (koha.mk)

Comments are closed.