Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është paraqitur në publik pas një pauze për shkak të sëmundjes që kishte.
Kurti me këtë rast ka prezantuar edhe aderimin më të ri në këtë subjekt:
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
“Bashkë me kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Skënderaj, Hysni Mehani, e mirëpritëm dhe përgëzuam Profesor Nezir Bejtën për anëtarësimin e tij në Lëvizje. Ai ka lindur në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt. Që nga viti 1988 është profesor në gjimnazin “Hamëz Jashari”, ku ligjëron gjuhën dhe letërsinë shqipe. Së fundmi, profesor Nezir Bejta ishte organizator i Konferencës Shkencore kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjithashtu, profesor Bejta është edhe bashkëautor i revistës për nxënës “Shkëndijat e Drenicës”, përcjellë Klan Kosova.