Kurti: Po vlerësojmë dëmet e shkaktuara nga vërshimet, nuk do të mungojë ndihma

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke bërë vlerësimin për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna.

Në mbledhjen e qeverisë, ai tha se dëmet janë të mëdha, por krahas rimëkëmbjes duhet të bëhet edhe rivlerësimi i sjelljes karshi natyrës.

Ai kërkoi hetime për shkaktarët e këtyre vërshimeve.

Advertisements

Ndërkohë, potencoi se ndihma nuk do të mungojë karshi komunave të përmbytura.

Kujtojmë se opozita ka kritikuar vazhdimisht Qeverinë e Kosovës për mungesë të reagimit të shpejtë karshi situatës me vërshime.