Albin Kurti ka mbetur kandidati i vetëm në garë për kryetar të lëvizjes “Vetëvendosje”, pasi asnjë anëtar tjetër nuk është paraqitur si kundërkandidat për këtë pozitë. Dje është mbyllur afati zyrtar për paraqitjen e kandidaturave. Adnan Rrustemi, nga Komisioni për Zgjedhjen e Kreut të Lëvizjes “Vetëvendosje”, një ditë më parë ka konfirmuar për “Zërin” se Kurti është i vetmi kandidat për kryetar dhe hapat tjerë të zgjedhjeve të brendshme do të bëhen publikë javën e ardhshme. Se Kurti është i vetmi që ka kandiduar për kryetar të partisë e ka bërë të ditur edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. “Po përfundon afati për kandidatura, nuk ka të tjera përveç Albin Kurtit”, ka thënë Ahmeti. Lëvizja “Vetëvendosje” ende nuk e ka bërë të ditur datën se kur do të hapet votimi për Kurtin. Derisa nuk ka ndonjë kandidat tjetër për kryetar, anëtarët e kësaj partie do të votojnë vetëm pro ose kundër tij. Sipas Statutit dhe Rregulloreve në fuqi të Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm (KZP) të Lëvizjes, kandidatët për kryetar duhet të grumbullojnë së paku 1/5-n e nënshkrimeve të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm ose 5% të nënshkrimeve të anëtarësisë për ta zyrtarizuar kandidaturën e tyre, shkruan tutje “Zëri”. Ndonëse Kurti është i vetmi kandidat, anëtarët e kësaj partie ende nuk e dinë se kur do të fillojë fushata dhe votimi për të, ndonëse kanë paralajmëruar se kjo do të bëhet pas ditës së sotme. Ndërsa edhe Albin Kurti pritet që ditëve në vijim ta paraqesë platformën për kryetar. Disa anëtarë brenda “Vetëvendosjes” kanë paralajmëruar se e mbështesin Kurtin si kryetar të partisë. Në anën tjetër, dorëheqjet e njëpasnjëshme kanë shtyrë që dje të mbahet edhe mbledhja e Kryesisë së “Vetëvendosjes”. Albulena Haxhiu është kthyer në parti, ndërsa Driton Çuashi ka dhënë dorëheqje