Prishtinë, 18 dhjetor – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosja (VV) Albin Kurti, i cili pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës pasi partia e tij fitoi në zgjedhjet parlamentare të tetorit, deklaroi se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në fjalimin e tij të djeshëm nuk ka thënë asgjë të re lidhur me koalicioni e ardhshëm eventual të të dyja partive, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Kurti për portalin “Ekonomia onlajn” refuzoi të komentojë nëse partia e tij dhe LDK-ja, si fituese në zgjedhje, do të formojnë qeveri të përbashkët.
Komenti i Kurtit, të dhënë ceremoninë në ndarjen e mirënjohjeve FIDES 2019 për kontributin filantropik të individëve, organizatave dhe bizneseve në Kosovë, vijon pas deklaratës së Mustafës se Këshilli i Përgjithshëm të LDK-së dje pasdite ka vendosur në negociatat me VV-në të përfshihet ndarja e të gjitha funksioneve, përfshirë edhe atë të presidentit të shtetit.
Të dyja partitë deri tani opozitare i kanë filluar negociatat për formimin e qeverisë së re menjëherë pas zgjedhjeve më 6 tetor, në të cilat ka fituar VV me 26,27 për qind, ndërsa i plasuari i dytë ishte LDK-ja me 24,54 vota të fituara.