Prishtinë, 16 janar – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albin Kurti, i cili pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pasi partia e tij fitoi në zgjedhjet parlamentare, e refuzoi sot ofertën më të re nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa për formimin e qeverisë së përbashkët, transmeton gazeta KOHA.
LDK-ja dje e publikoi ofertën e fundit drejtuar VV, me kërkesë ta ndërmarrë funksionin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës deri në zgjedhjen e presidentit të shtetit, që duhet të ndodhë në prill të vitit 2021, pasi t’i skadojë mandati i presidentit aktual Hashim Thaçi.
Sipas kërkesës të LDK-së, të cilën sot me letër deri te lideri i partisë Mustafa e refuzoi kolegu i tij nga VV Kurti, VV duhet ta tërheq nga funksioni spikerin e Kuvendit Glauk Konjufca, i cili u emërua në këtë pozitë në seancë konstituive të Kuvend më 27 dhjetor, dhe në këtë funksion të emërohet anëtarë i LDK-së. Kur të zgjidhet presidenti i Republikës në propozim të LDK-së, spikeri i Kuvendit sërish do t’i kthehet VV,-së është kushti që e vendosi partia e Mustafës.
Pas marrjes së letrës nga Kurti, lideri i LDK-së tha se ka pasur cilësime të cilat nuk mund t’i marrë zyrtare, ndërsa shprehu gatishmërinë që të formojnë institucionet në bashkëpunim me VV-në.
“Po letrën do ta shohin, nuk e konsideroj letër zyrtare, dhe nuk është përgjigje zyrtare. Është letër me cilësime që nuk janë zyrtare. Ajo që mund t’ju them është që jemi të interesuar të bëjmë marrëveshje me i themelu institucionet. Mos me vazhdua kjo agoni e institucioneve dhe për këtë kërkoj që edhe VV-ja si partner i mundshëm të bëj edhe pjesën e vet”, i deklaroi Mustafa gazetarëve para selisë partiake në Prishtinë.
Zgjedhjet në Kosovë u mbajtën më 6 tetor dhe që atëherë deri tani VV dhe LDK nuk kanë arritur të dakordohen për të formuar qeveri, për shkak mospajtimeve rreth ndarjes së funksioneve.(koha.mk)