Ohër, 18 mars – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot edhe me zëvendësndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti e ka falënderuar emisarin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme.
“Folën për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet nga ky takim. Kryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit”, është thënë në njoftimin e ZKM-së.