Kurti dhe ambasadorja Jusufi akordohen për mbledhjen e dy qeverive

46

Nënshkrimi i Marrveshjës së studimit të fizibilitetit të rrugës Prizren-Tetovë do të jetë njëra nga çështjet që do të trajtohen dhe nënshkruhet në takimin e përbashkët të të dy qeverive, asaj kosovare dhe asaj maqedonase, por pa e ditur se kur do të ndodh ky takim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së premte ka pritur në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut të akredituar në Kosovë, Shpresa Jusufi ku edhe janë akorduar me të për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të të dy qeverive. Mirëpo, situata me pandeminë ka lënë pa ndonjë datë të caktuar se kur do të mund të realizohet ky takim.

Pas urimeve që i ka përcjellë Ambasadorja Jusufi kryeministrit Kurti për detyrën e re, ajo i ka përcjellë gjithashtu edhe urimet e qeverisë së saj për popullin e Kosovës lidhur me procesin demokratik të mbajtur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 14 shkurt.

Mbledhja e dy qeverive përkatëse synohet të mbahet për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

Në shërbim të këtij bashkëpunimi, Kryeministri Kurti dhe Ambasadorja Jusufi u akorduan të organizohet takimi i qeverive.

U dakorduan “për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme dhe duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vendet respektive, ku edhe do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kryeministri Kurti nga ana tjetër ka konfirmuar ambasadores pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që synohet të realizohet në korrik të këtij viti.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutua edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet respektive.

“Në takim gjithashtu u diskutua për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet, masat e ndërmarra nga qeveritë për ndaljen dhe uljen e trendit të infektimeve, për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe përpjekjet e pareshtura për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër Covid-19., thuhet në njoftimin e kryeministrisë”, thuhet në njoftim të kryeministrisë.

Albanianpost.com