Sfida e çdo prindi është si ta bëjë fëmijën që të flejë shpejt, por duhet pranuar se edhe kjo është një kënaqësi më vete. Por ka disa mënyra për ata prindër që janë pak të paduruar:
Përdorni një batanije, duke e lidhur përreth bebes tuaj.
Kjo metodë mbron fëmijët nga frikërat, që shkaktohen gjashtë mujorin e parë pas lindjes, ku ata kanë ndjesinë e rënies së lirë.
Mësojeni se kur është dita e kur nata.
Kjo arrihet duke përdorur shumë dritë gjatë ditës, kohën kur qëndron zgjuar dhe natën të jetë errësirë që të kuptojë se duhet të fle.
Para gjumit pastrojeni fëmijën.
Ashtu si për të rritur edhe fëmija qetësohet kur bën një dush para gjumit. Kjo e sinjalizon se erdhi fundi i një dite të bukur.
Rregulloni temperaturën e dhomës.
Temperatura optimale e dhomës në kohën e gjumit varion 20-25 gradë. Mbajtja konstante e saj bën që fëmija të bjerë më gjumë më shpejt.
Përdorni muzikë.
Kjo nënkupton që me anë të tingujve mund të mësoni fëmijën tuaj se kur është koha e gjumit.