Kirurgu që realizoi trajtimin me qeliza staminale te Michael Schumacher ka paralajmëruar fansat e pilotit gjerman që nuk bën “mrekulli”.
Philippe Menasché hodhi poshtë pretendimet se ka kryer trajtime eksperimentale te legjenda e Formula 1, i cili mendohet se ka qenë i vetëdijshëm gjatë kryerjes së procedurës mjekësore muajin e kaluar në një klinikë në Parisi. “E kemi trajtuar me qeliza staminale, por unë nuk bëj mrekulli”, tha Menasché për gazetën italiane “La Repubblica”.
7-herë kampioni i botës u aksidentua duke bërë ski në Alpet franceze në vitin 2013 dhe për pak sa nuk hubi jetën. Profesor Menasché mendohet se ka kryer një trajtim te gjermani për të ndaluar inflamacionin.