Në Nion të Zvcirës u hodh shorti për Ligën e Kampionëve, faza e parë me eliminim direkt ku fati ka rezervuar takime mjaft interesant edhe një ndër to është ajo mes Liverpulit dhe Bajernit të Mynihut. Nën kampionët e Europës, kanë peshkuar një kundërshtar mjaft të vështirë siç janë kampionët e Gjermanisë që kanë treguar se gjithmonë mbeten një nga favoritët kryesorë për të fituar turneun më të rëndësishëm në Europë.
Megjithëse është një ndeshje e vështirë dhe nuk mund të mendohet ende se kush kalon më tutje, historia flet për Liverpulin duke qenë se vetëm 2 herë në të shkuarën janë takuar këto dy skuadra së bashku. Hera e parë që Liverpuli ka pasur përballë Bajernin, ka ndodhur në vitin 1980-1981 ku Liverpuli arriti të kualifikohej për në turin tjetër falë dy barazimeve, ku në shtëpi barazoi 0-0 ndërsa në transfertë 1-1. Atë sezon, “The Reds” arritën të fitonin për herë të tretë në histori edhe paraardhësen e Ligës së Kampionëve që në atë kohë njihej me emrin “Kupa e Kampionëve”
Një përballje tjetër zyrtare mes këtyre dy klubeve, daton në vitin 2001 ku Liverpuli vinte si fituese e Kupës UEFA (Europa League sot) ndërsa bavarezët ishin kampionët e Europës. Edhe kjo ndeshje, fitohej nga Liverpuli me rezultatin 2-3. Historia është ‘e kuqe’, por këtë vit bavarezët mund të ndryshojnë faqen.