Islamabad, 8 gusht – Pakistani kumtoi se e përjashton mundëson për zgjidhje ushtarake për kontestin për Kashmirin me Indinë, e cila të hënën e suspendoi statusin special të shtetit Xhamu dhe Kashmir.
“Pakistani nuk parashikon opsion ushtarak (për zgjidhjen e kontestit për Kashmirin). Në vend të kësaj studiojmë opsione politike, diplomatike dhe juridike”, theksoi shefi i diplomacisë pakistaneze Shah Mahmud Kureshi.
Ai shtoi se Pakistani e mban të drejtën të përgjigjet ndaj çdo agresioni indian.
Raportet mes Islamabadit dhe Nju-Delhit nga e hëna sërish janë të tensionuara pasi që India me dekret presidencial e revokoi autonominë kushtetuese të Xhamu dhe Kashmir, në pjesën veriore të Indisë.