Vëllezërit Gleb dhe Vadim Alekseenko janë suspenduar përjetësisht nga tenisi për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve, derisa ata u dënuan edhe me një gjobë të madhe parash”, bën të ditur gazeta KOHA.
Binjakët ukrainas nuk do të jenë më në gjendje të luajnë ndeshjet zyrtare të tenisit dhe secili do të duhet të paguajë 250,000 dollarë. Ata kanë kurdisur ndeshje të turnirit ITF nga qershori i vitit 2015 deri në janar 2016 në Rumani, Rusi, Gjermani dhe Ukrainë.
Duke pasur parasysh se ata janë 35 vjeç, atyre do tu dhemb më shumë dënimi me para se sa suspendimi.