Kancelari austriak Sebastian Kurc e elaboroi vendimin e Qeverisë që të tërhiqet nga Marrëveshja e Kombeve të Bashkuara për emigracion, pasi që dje presidenti Aleksander van der Belen paralajmëroi se mund ta rrezikojë imazhin e vendit.
Në bisedën me presidentin kam thënë qartë se Qeveria e ka marrë këtë vendim pas një analize të hollësishme. Për ne multilateralizmi është i rëndësishëm, por më me rëndësi është edhe ajo që ndodhet në programin qeveritar”, tha Kurc.
Ai përkujtoi se Austria prinë kur bëhet fjalë për Marrëveshje për ndalesën e armatimit bërthamor, të cilin e mbështesin 100 shtete dhe është në linjën e parë të frontit pas çështjes për luftë kundër ndryshimeve klimatike.
Sa i përket Marrëveshjes me KB-në për emigracion sqaroi se ka shqetësim, duke shtuar se ai nuk mund pranojë marrëveshje, në të cilën nuk ka bërje të diferencës së qartë mes kërkimit për mbrojtje dhe kërkimit për një jetë më të mirë, për çka angazhohet shtatë vite.