Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastijan Kurc, propozon krijim të qendrave për refugjatë jashtë territorit të BE-së, që së bashku do të punojnë Komisariatin e lartë për refugjatë të KB-së, transmetoi TASS.
Sipas Kurc, këto qendra në një pjesë mund të zhvendosen në Gjeorgji dhe në Ballkan. Këtë mendim Kurc e shfaqi për gazetën gjermane “Bild”, në një intervistë të përbashkët me përfaqësuesin e partisë gjermane CDU Jens Shpan.
“Na duhen qendra për refugjatë jashtë territorit të BE-së, që së bashku do të punojnë me Komisariatin e lartë për refugjatë të KB-së. Nuk ka rëndësi thelbësore ku ata konkretisht do të sistemohen. Me rëndësi është ta sigurojnë mbrojtjen dhe njerëzit të cilët ilegalisht tentojnë të hyjnë në Evropë të mund të dërgohen atje,” transmeton TASS. Qendrat e tilla mund të formohen në vendet si Gjeorgjia, Egjipti ose shtetet e Ballkanit Perëndimor, shtoi ai.
Kurc vlerëson se duhet të mbyllet rruga mesdhetare për emigrantë ilegalë, ndërsa Shpan u përgjigj se nevojitet me vendet nga Afrika Veriore të lidhen marrëveshje emigruese, siç u lidh vitin e kaluar me Turqinë. Rruga mesdhetare është rruga nëpër të cilën në Evropë arrijnë më shumë emigrantë, ndërsa në vendin e dytë është rruga e Ballkanit.