Uashington, 20 shkurt – Kancelari austriak Sebastian Kurc sot është për vizitë në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën do të bisedohet për tregti, energjetikë dhe politika të sigurisë në Evropë. Kjo është vizita e parë e një kancelari austriak pas 14 viteve, pwrcjellw gazeta KOHA.
Administrata e Trampit shikon me simpati ndaj liderit evropian 32 vjeçar, pas vështirësive për gjetje të gjuhës së përbashkët me Francën dhe me Gjermaninë në lidhje me çështjet tregtare.
Sipas Blumbergut, Kurc vlen si një “rrok-yll i konservativëve evropianë”. Këtë epitet ia ka dhënë Riçard Grenel, ambasador amerikan në Gjermani, i cili me siguri do të jetë ambasadori i parë i SHBA-së në KB.
Kurc pozicionohet si ndërmjetës në mospajtimet e Trampit me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, Emanuel Makron për doganat importuese dhe politikën e sigurisë.
Në vigjilje të takimit, kancelari austriak u përgjigj me dy kuptime në pyetjen çka pret nga Trampi.
“Mendoj se me të vërtetë nuk mundesh të përgatitesh për takim me Trampin”, theksoi Kurc.(koha.mk)