Vjenë, 31 mars – Kancelari austriak, Sebastian Kurc kritikoi Bashkimin Evropian për shkak të mënyrë së luftës kundër koronavirusit, duke theksuar se Brukseli nuk ka pasur asnjë propozim të mirë për t’u përballur me problemin.
“Nëse Brukseli do të kishte një propozim të mirë, do ta pranonim menjëherë. Në vend të kësaj, BNE-ja e kritikoi Austrinë se po i mbyllë kufijtë. Propozimet si ‘Ju lutem mbani kufijtë të hapur’ në këtë kohë nuk mund të konsiderohen si serioze”, theksoi Kurc për televizionin shtetëror austriak ORF.
Ai theksoi se më me rëndësi është ta mbrojë popullatën e vet.
Kurc theksoi se nuk ka alternativë për masat që i ofroi Qeveria dhe se tani për tani nuk sheh sinjale konkrete për uljen e kufizimeve.
“Me të vërtetë janë kohëra të vështira para nesh. Për momentin duhet të bëjmë gjithçka që të mos na godasë stuhia aq fuqishëm si Italinë”, theksoi Kurc, duke shtuar se nuk mohon se masat po japin rezultate, por se nevojiten përpjekje më të mëdha.