Kancelari austriak, Sebastijan Kurc do të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp më 20 shkurt në Uashington.
“Më gëzon fakti që do të kem takim pune me presidentin e SHBA-së, më 20 shkurt në Shtëpinë e Bardhë. SHBA-ja është fuqi botërore dhe partneri ynë i dytë më i rëndësishëm tregtar”, ka shkruar Kurc në Tuiter.
Ai theksoi se Austria çdoherë ka interes të madh për marrëdhënie të mira dhe të afërta me SHBA-në.
“Gjithashtu, i mbështesim përpjekjet e BE-së që të pengohet lufta e mundshme tregtare e Unionit dhe SHBA-së”, ka shkruar Kurc.
Siç është paralajmëruar në Vjenë, së pari është planifikuar bisedë private e shefit më të ri të një qeverie në botë dhe presidentit të SHBA-së dhe më pas edhe takim i delegacioneve të dy vendeve.
tema do të jenë marrëdhëniet bilaterale, por edhe konfliktet në Evropë dhe në botë.
Përndryshe, siç transmetojnë mediumet, Kurc dëshiron takim me Trampin për të treguar se Vjena, pas vizitës së presidentit rus Vlladimir Putin në Afganistan në muajin tetor, dëshiron marrëdhënie edhe më të mira me SHBA-në.
Takimi i fundit i një kancelari austriak me president të SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë u mbajt para 14 viteve, kur Volfgang Shisel në vitin 2005 u takua me Xhorxh Bushin.
Në kohën e Barak Obamës asnjë kancelar austriak nuk është ftuar për vizitë në SHBA.(koha.mk)