Vjenë, 31 mars – Austria në luftën kundër koronavirusit është gjithnjë e më afër lidhjes së kontratës për furnizimin e vaksinës ruse Sputnik V.
Këtë e tregon njoftimi i sotëm i kancelarit austriak Sebastian Kurc në rrjetet sociale.
“Me një milion doza të Sputnik V, mund të kthehemi në normalitet më shpejt”, shkroi Kurc në profilin e tij në Fejsbuk.
Megjithëse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk e ka miratuar ende vaksinën ruse, Austria me sa duket ka vendosur të fillojë furnizimin dypalësh.
Në Vjen dje është konfirmuar se po emndohet për furnizimin e një milion vaksinave Sputnik V, ndërsa dërgesat e para mund të mbërrijnë muajin e ardhshëm.
Kurc më parë tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë luftë që vaksina të jetë efektive dhe e sigurt, jo aty ku u prodhua.
Ai për sot paralajmëroi një takim me ambasadorin rus në Austri, Dmitrij Lubinski.