Kancelari austriak Sebastijan Kurc para Samitit të sotëm të Bashkimit Evropian kërkoi vendosje të pasaportës evropiane për personat e vaksinuar kundër Kovid-19.
“Duam sa më shpejtë që është e mundur të kthehemi në normalitet dhe liri maksimale. Derisa ekziston pandemia dhe virusi kjo është e mundur vetëm nëse kemi masa mbrojtëse, përmes vaksinimit ose testeve”, theksoi Kurc.
Ai shtoi se nevojitet pasaportë evropiane për personat e vaksinuar, me të cilën do të mundësohet lëvizje e lirë.
Kurc paralajmëroi se iniciativën për kovid-pasaportën evropiane do ta prezantojë në Samitin e BE-së dhe se ka numër të madh të aleatëve, para se gjithash nga shtetet turistike Greqia, Qipro dhe Malta, pastaj nga shtetet baltike, por edhe nga Spanja, Kroacia dhe Sllovakia.
Ndërsa Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Franca nuk duan vendime të shpejta për kovid-pasaportën.
Pasaportë të tillë tashmë ka Izraeli.